Një ditë para se komisioneri Ilirjan Celibashi të shpërndajë mandatet për qarkun e Tiranës, kryetari i Nismës Thurrje, Endrit Shabani publikoi marrëveshjen e koalicionit me partinë e kryesuar nga Adriatik Lapaj. Sipas tij në dokument, nuk parashikohet as dorëheqja e kandidatëve të listës së mbyllur, as mospranimi i mandatit nga kryetari i koalicionit në rast se do fitohej vetëm një mandat. Shabani shprehet se të gjitha këto janë dakordësuar verbalisht dhe gjithsecili duhet të mbajë fjalën. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.