Pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ, për çështjen e mandatit të vetëm të deputetit të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, sipas të cilit, mandati i jepet kandidatit të parë të listës së mbyllur, në këtë rast Ana Dajkos, dhe nëse kjo heq dorë mandati do të duhet t’i kalojë një tjetër gruaje, duke i shuar shpresat Lapajt për të hyrë në Kuvend, ky i fundit ka ndryshuar kërkesën e tij në Kolegjin Zgjedhor, gjatë shqyrtimit të çështjes. Lapaj nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjor, ka kërkuar nga Kolegji që mandati ti hiqet Ana Dajkos, e cila më herët është dorëhequr nga mandati, e ti jepet kandidates që e revokoi dorëheqjen. Thënë ndryshe, ai kërkoi që mandatin ta marrë vajza e tezes së tij, të cilës në fillim ia tha KQZ, Kleana Xhuveli.