Aksioni ndërkombëtar “Shpirti” nxorri zbuluar implikimin e disa zyrtarëve shqiptarë në linjën e trafikut drejt Italisë. Por, mes rreshtave të dosjes të përgjimeve të palës italiane të del edhe emri i prokurorit të SPAK, Eneid Nakucci. Emri i tij del nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Mariglen Shusha. Sipas dëshmisë së tij, beteja ligjore që trafikantët kishin planifikuar ishte ajo për transferimin e dosjes nga Krimet e Rënda në Vlorë. Pra, pagesa që ata kërkonin të realizonin për prokurorin e Krimeve të Rënda Nakuçi ishte vetëm për transferimin e dosjes.