Një grup i miqëve të shtetases ruse Svetlana Timofeeva, kanë reaguar për herë të parë që nga muaji gusht, kur 33 vjecarja ra në prangat e policisë pasi u kap në uzinën e Gramshit. Përmes një shkrese, miqtë e Svetlanës shkruajnë se kanë marrë dy letra nga ajo, ku 33 vjecara shkruante për jetesën e saj në parabugrim e më pas në spitalin e grave, ku ajo u shtrua për disa kohë, pasi kishte probleme shëndetësore.