Është ndarë nga jeta në Romë, Maurizio Costanzo. Gazetari, drejtuesi i programeve televizive, autori e skenaristi, ishte 84 vjec. Lajmi është dhënë nga zyra e tij e shtypit. I lindur në Romë, më 28 gusht 1938, Maruizio Costanzo ka ‘firmosur’ dhjetëra programe radiofonike dhe televizive, por edhe shumë komedi teatrale.