Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! … Mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare u përcoll me nderimet më të larta shtetërore në Teatin e Operas dhe Baletit. Flamujt u ulën në gjysëmshtizë, teksa të afërm, kolegë, artisë e politikanë i dhanë lamtumirën e fundit, kineastit që i dhuroi publikut filmat ‘Lulëkuqet mbi mure’, ‘Në shtëpinë tonë’, ‘Përrallë nga e kaluara apo edhe ‘Gjoleka djali i Abazit’.