Jo vetëm përmes armëve dhe sulmeve terroriste, por Serbia po nxit konfliktin në veri të Kosovës edhe nëpërmjet lajmeve të rreme të shpërndara nga zyrtarët e lartë të saj. Një rast i tillë është edhe ky i Petar Petkoviç, shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën e Metohinë në qeverinë serbe. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Petkoviç shkruante disa orë para se të ndodhte sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës, ku humbi jetën edhe një prej efektivëve Afrim Bunjaku, se një shqiptar kishte nxjerrë 2 thika dhe ka sulmuar fëmijët serbë.