Top News/ Lajme të mira te Barcelona. Kthehet Gavi, flick e grumbullon për sfidën me Sevilla
19/10/2024 19:28

Barcelona merr lajme të tjera të mira nhga infermieria. Pas 11 muajsh, Gavi kthehet në skuadër dhe ai është grumbulluar nga trajneri Hansi Flick për ndeshjen me Sevillan që do të luhet mbrëmjen e së dielës pasi te ketë marrë edhe lejen përfundimtare nga mjekët. ‘Gavi me siguri do te jetë në stol dhe më pëlqen ta shoh në stërvitje-tha trajneri i Barcelonës i cili bëri të sigurt edhe grumbullimin e Fermin Lopez dhe Dani Olmos, por në rastin e këtij të fundit Flick nuk e bëri të qartë nëse do të luajë ndaj Sevillas duke qenë se ka në fokus edhe përballjen me Bayernin në Ligën e Kampioneve. ‘E njëjta gjë edhe me Fermin Lopez që me siguri do të mund të luajë-vijoi Flick-Dani Olmo do të qëndrojë në stol, por me të do të jemi më të fokusuar për të mërkurën’ Në javët e fundit Gavi është stërvitur mirë me pjesën tjetër të skuadrës. Mesfushori nuk luante që nga nëntori i vitit të kaluar kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, një dëmtim që duket se e ka lënë pas krahëve dhe tani është gati të kthehet të luajë sërish. Ajo që ka vlerësuar shumë Flick te Gavi është fakti që ai mund të luajë në disa pozicione në fushën e lojës. ‘Në mesfushë kemi shumë lojtarë që mund të luajnë në disa pozicione-tha Flick-është dicka që më mahnit, por Gavi për mentalitetin që ka dhe për mënyrën sesi e kanalizon agresivitetin e tij dhe lojën me topin. Mund të luajë si 6 apo 8, kam folur me të për pozicionin e tij e më konkretisht për këto të dyja’

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46