60 mijë kontrolle fizike të automjeteve që bëhen çdo vit do të eliminohen pas rimarrjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor të Kontrollit Teknik. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama thotë se vetëm nga kjo lëvizje u kursehen qytetarëve mbi 90 mln lekë dhe mbi 30,000 orë pritje në vit.