“Është koha për të çuar përpara procesin e integrimit në Bashkimin Europian, të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Kështu shkrun në një postim në rrjetet sociale, Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbajë të tjera takime me kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës, për të diskutuar për hapat e tjerë që palët do të ndërmarrin në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve.