I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka reaguar pas dështimit të takimit të 14 shtatorit të Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel. Lajçak po fillon një sërë konsultimesh me vendet anëtare të BE-së, Britaninë dhe SHBA-në, për të cilat do të shfrytëzojë edhe seancën e shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi i këtyre konsultimeve është të arrihet një përgjigje e unifikuar dhe e koordinuar e bashkësisë ndërkombëtare për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.