Top News/ Lajçak në Prishtinë për Marrëveshjen / ’Më e mira e mundshme, në interesin e të gjithëve’
05/03/2024 13:19

I dërguari i posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pasi tha se zbatimi i saj është në interesin e të gjithëve. Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, Lajçak tha se në takimin në Prishtinë, u diskutua edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb. “Kemi një listë të gjatë të çështjeve për të cilat kemi diskutuar, por më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes Bazë. Është në interesin e të gjithëve që të shohim përparim më të shpejtë në këtë drejtim”, tha Lajçak për gazetarët në Prishtinë. Sipas emisarit evropian, Marrëveshja Bazë që u arrit në Bruksel shkurtin e kaluar, dhe më pas në mars në Ohër u arrit pajtim për Aneksin e saj, është ligjërisht e obligueshme, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë. “Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të siguronin Kosova dhe Serbia. Jam shumë i sigurt për këtë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, ajo veçse do të ishte propozuar. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që të nisin zbatimin e saj. Me këtë marrëveshje ne kemi përgjigje në pyetjet se si çfarë të bëjmë dhe kur ta bëjmë. E vetmja pyetje që mbetet është se kur dhe unë pyes: Pse të presim? Kjo marrëveshje është e mirë dhe duhet të nisë së zbatuari”, tha ai. Duke u ndalur tek cështja e dinarit serb, Lajcak tha se disa aspekte të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës duhej të diskutoheshin me Bislimin. “Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, tha Lajçak. Në takimin e 27 shkurtit, Kosova u përfaqësua nga krerë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkaq Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq. Lajçak, duke folur për mospjesëmarrjen e Bislimit në këtë takim, tha se "qëllimisht" në ftesën dërguar palëve, e kishte lënë të hapur mundësinë që ato të zgjidhnin se kush do t'i përfaqësonte në takim.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07