I dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka treguar edhe njëherë tjetër mungesën e objektivitetit dhe paanësisë në misionin që i është caktuar. Qëndrimi i njëanshëm i tij pro Beogradit është përforcuar këtë herë nga një ftesë që i ka dërguar zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi për të diskutuar në Bruksel mbi çështjen e bllokimit të dinarit serb.