Dialogu Kosovë-Serbi duket se po shkon drejt bllokimit, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua më 14 shtator në Bruksel. Betonizimi i qëndrimeve të kundërta për zbatimin e marrëveshjes së brukselit dhe kornizës së Ohrit, sipas ekspertëve, e ka vendosur dialogun përballë një të ardhmeje të paqartë. Për deputetin e lëvizjes vetëvendosje, Armend Muja, zgjidhja e ngërcit aktual duhet bërë përmes një qëndrimi të balancuar të Brukselit. Muja: Lajçak e ka tejkaluar linjën e kuqe, dialogu duhet të rikthehet në