Kosova dhe Serbia do të rikthehen në tryezën e bisedimeve të mnartën në Bruksel, ku i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët përkatës të të dy vendeve. Në prag të takimit, Lajçak ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje pikërisht me situatën e krijuar me nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit në Kosovë.