Arti i prodhimit te lahutës, i të luajturit e të kënduarit me të, është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente. “Ky është një nga sukseset më domethënëse të Ministrisë sonë të Kulturës e Turizmit, në mbrojtjen e promovimin e identitetit tonë kombëtar e kulturor. Dosja e përgatitur sipas standardeve më të larta të UNESCO-s u dorëzua në mars 2024 dhe dua t’i falenderoj për punën të gjitha ata, që u përfshinë me pasion në këtë proces.