Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, po konsideron të largohet nga ky post para përfundimit të mandatit të saj. Ndonëse mandati i saj përfundon në tetor 2027, ajo mund të lërë detyrën përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, teksa kjo do t’i jepte presidentit aktual francez, Emmanuel Macron, një rol në zgjedhjen e pasardhësit të saj në krye të institucioni më të rëndësishëm financiar të Evropës.