Ajo buzëqeshte në krah të tij pak javë më parë ndërsa tani qëndron me pranga, e plagosur dhe e fashuar, e akuzuar për ndihmë në drejtimin e një narko-shteti. Cilia Flores, gruaja e presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, nuk është thjesht bashkëshorte e një figure politike, pretendojnë prokurorët amerikanë. Ata thonë se ajo qëndronte gjithnjë “pas perdes, duke tërhequr fijet” e një regjimi të korruptuar që dyshohet se e shndërroi Venezuelën në një autostradë kokaine që synonte drejtpërdrejt Amerikën. 69-vjeçarja, me nofkën e hershme “Lady Macbeth e Amerikës Latine”, u kap së bashku me Maduron në një operacioni dramatik të forcave amerikane në Karakas, këtë fundjavë dhe u dërgua me avion në Nju Jork.