Sali Berisha thotë se opozita shqiptare është nën sulme të targetuara nga individë të caktuar të Komisionit Europian dhe nga vetë Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Duke iu referuar deklaratës së komisioneres së zgjerimit, Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit Berisha tha se qëndrimet e saj janë identike me qëndrimet e Ambasadorit Gonzato, si përçues të propagandës së paguar nga Edi Rama për të dezinformuar. Berisha akuzoi Gonzaton se ka gënjyer eurodeputetët, duke e paraqitur atë dhe Partinë Demokratike sikur nuk e do integrimin.