Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat ‘arrest me burg’ për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj, do të vijojnë të qëndrojnë në qeli.