Policia spanjolle sekuestroi një ton kokainë dhe njoftoi çmontimin e një laboratori gjigant të përpunimit të kokainës, që thotë se zotërohej nga një bandë shqiptare e narkotrafikut. Në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Terragona të Katalunjës u arrestuan tetë persona, gjashtë prej të cilëve shqiptarë dhe dy të tjerët kolumbianë. Policia thotë se ata u kapën në flagrancë në laboratorin, që ishte në gjendje të pastronte një ton kokainë të përzier.