Policia zbuloi një banesë në zonën e Yzberishtit ku përgatitej kanabis e kokainë në forma të ndryshme e më pas shitej në doza të vogla në zona të ndryshme të kryeqytetit. aksioni I koduar “Shape”, u zhvillua pas disa muaj hetimesh me metoda proactive nga ana e agjentëve të antidrogës. në total u sekuestruan rreth 17 kilogramë kanabis, 22.5 litra vaji kanabisi, vlera e të cilave shkonte rreth 500 mijë euro, si dhe një sasi kokainë. po ashtu u mor në cilësinë e provës materiale dhe një pistoletë dhe një armë gjahu.