Ashtu siç është kthyer në rutinë, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur komunikimin e radhës nga dritarja e banesës me simpatizantët e tij. Gjatë fjalimit të tij Berisha u bëri thirrje intelektualëve, biznesit dhe fermerëve të ngrihen sot më shumë se kurrë të përmbysin këtë regjim që po shfaros dhe shkatërron vendin.