Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një pritje në selinë blu me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas me rastin e festave të fundvitit. Në fjalën e tij, Berisha e quajti regjimin e Edi Ramës një Luçifer. ‘Ky regjim është një Luçifer! Nga kjo katastrofë e kanë pësuar më rëndë nënat dhe vajzat shqiptare’, tha ai.