Nikolla: Mbyllet votimi. 117 vota pro, 3 abstenim. Kërkesa miratohet. Kuvendi i dha dritën jeshile SPAK-ut të caktojë masën e sigurisë dhe të kontrollojë banesën e ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj në kuadër të hetimeve të nisura me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje të pasurisë. Të vetmit që absenuan ishin deputetët Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka.