Kuvendi miratoi pas gati 7 orë debatesh rezolutën për Kosovën. Dokumenti i dakordësuar u votua me 101 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim. Arsyen e dha që në nisje të fjalimit prej 90 minutash. Ndërkohë, ndonëse të pranishëm në sallë, deputetët e grupimit të Lulzim Bashës nuk morën pjesë në votim.