Deputetët e Kosovës dështuan për herë të 48-të të konstitojnë legjilaturën e nëntë të Kuvendit. Kërkesa e radhës e Lëvizjes Vetvendosje për të formuar komisionin për votim të fshehtë nuk u përqafua nga partitë e tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 19 korrik. Në seancë nuk ishte i pranishëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ndodhet në një seminar në Greqi. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lutfi Haziri, tha se pritet një marrëveshjeje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate për t’i dhënë fund krizës institucionale në Kosovë.