Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës vlerësohet si më e pasuksesshmja. Pas shpërndarjes së parlamentit me dekret presidencial, analistët nënvizojnë se puna e deputetëve përgjatë këtyre muajve nuk ishte produktive, megjithëse rreth dy milionë euro janë shpenzuar për pagat e deputetëve dhe të asistentëve të tyre. Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë për KosovaPress, se dështimi për t’u funksionalizuar Kuvendi dhe për t’u formuar qeveria e re, mund të ketë dëme të pariparueshme në vitin 2026