Pa ushtruar asnjë ditë detyrën e tyre si deputet i Kuvendit, ligjvënësit e zgjedhur të 9 shkurtit në Kosovë, vijon e paguhen çdo muaj, madje disa prej tyre kanë zgjedhur edhe asistentë. Pas 43 dështimesh radhazi, Kuvendi i Kosovës vijon të mos jetë i konstituuar, teksa deputetët paguhen së bashku me asistentë, pa bërë asgjë. Deri më tani, Kuvendi i Kosovës ka paguar thuajse gjysmë milioni euro, edhe pse nuk është konstituuar akoma.