“Mos harro Çamërinë!” Ka qenë kjo kryefjala e kuvendit gjatë kësaj të hëne. Gjenocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë, mblodhi në sallën e seancave plenare, deputetët e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” dhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi si dhe përfaqësuesit e shoqatës së Çamërisë.