Pavarësisht presionit nga të gjithë aleatët perëndimorë, përfshirë edhe SHBA, kryeministrit Albin Kurti po planifikon ta rrëzojë mbajtjen e referendumit serb nëpërmjet një resolute të miratuar nga Kuvendi. Me ftesë të qeverisë, të shtunën e 15 janarit do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare e cila nis në orën 14:00 për të diskutuar për çështjen e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Kryeministri planifikon në fund nxjerrjen e e një rezolute të përbashkët, duke hedhur poshtë mbajtjen e tij. Kryeministri Albin Kurti ka folur shkurt për mediat pas takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, duke thënë se institucionet kyçe të shtetit janë kundër mbajtjes së këtij referëndumi. DASH, BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku OSBE-ja ka mbledhur votat.