"Të nderuar deputetë, Dje është ndarë nga jeta ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andis Harasani. Andisi ka qenë një profesionist i talentuar, menaxher i aftë dhe i spikatur, parlamentar aktiv dhe i përkushtuar, i cili u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, në vitin 2005 dhe vitin 2009.