Top News – Kuvendi i ri i Kosovës/ Vjosa Osmani vendos: Konstrituohet më 22 mars
15/03/2021 18:39

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi për datën 22 mars seancën konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. “Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Osmanit. Ky njoftim vjen pasi Osmani, së bashku me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takuan të hënën përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për t’u konsultuar për krijimin e institucioneve të reja. Thirrja e seancës konstituive pason certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë. Nga komunitetet, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat. Pas konstituimit të Kuvendit, i hapet rruga formimit të Qeverisë së re, të cilën pritet ta udhëheqë Kurti. Kurti ka thënë se do ta krijojë Qeverinë me partitë e komuniteteve joserbe.

Top Channel/ Kurti para zgjedhjeve “zbutet” me Serbinë: Duhet të normalizojmë marrëdhëniet!
24/12 15:21
Top Channel/ Terroristët e Ibër-Lepencit/ Gjyqi i serbëve që akuzohen për sulmin në kanalin e ujit
24/12 12:30
Top News- Kosova armatoset me PANZERFAUST 3, blindohet FSK me sistemin antitak/ Çfarë është?
23/12 22:55
Top Channel/ Vota nuk numërohet për vitin e ri në Kosovë, KQZ bën mjoftimin e réndësishëm
23/12 20:06
Top News- Sërish armë e municione në veri/ Ishin fshehur në një banesë të pabanuar, asnjë në pranga
23/12 16:44
Top Channel/Kurti “kafshon gjuhën” para zgjedhjeve:Rreshton arritjet dhe zbut retorikën me opozitën!
23/12 12:19
Top News- Pak para ekzekutimit të Liridonës/ Pamjet, Naim Murseli sinjalizon autorët e vrasjes
22/12 16:41
Top Channel/ Del video, si u planifikua eliminimi i Liridona Ademit nga bashkëshorti
22/12 15:26
Top News- Kundërtanke gjermane në Kosovë/ Armatimet që përdoren nga NATO, pjesë e FSK
22/12 14:39
Top News- Kosova vijon fushatën elektorale/ Beteja për votat, partitë ‘hapin thesin’ e premtimeve
22/12 14:15
Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
DIGITALB DIGITALB