Kuvendi ka hedhur poshtë pretendimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se kryetari Niko Peleshi i ka përjashtuar nga takimet e delegacionit zyrtar që po viziton Bundestagun gjerman. Në një reagim të dhënë për Top Channel, Kuvendi thotë se kryetari ka miratuar sipas kërkesës së së PD takimet, por se paralelisht me takimet e delegacionit zyrtar, deputetët e opozitës kanë zhvilluar takime të tjera në parlamentin gjerman.