Kuvendi Parlamenti ju largua për një ditë debateve politike. Në 80 vjetorin e çlirimit, Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për qytetarët, të cilët u njohën nga afër me sallën e seancave plenare dhe ambjentet ku mblidhen komisionet parlamentare në kryesinë e kuvendit. Vogëlushët e shkollës ‘1 Maji’ në Berat dhe gjimnazitët e ‘Oso Kuka’ në Shkodër vizituan ambjentet parlamentare, teksa interes pati edhe nga shtetas të huaj, pensionistë dhe veteranë.