Top News/ ‘Kuvendi gjithëserb’, reagon Bosnja / Një projekt i rrezikshëm i Aleksandër Vuçiçit
10/06/2024 14:48

“Kuvendi gjithëserb” është një projekt i rrezikshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Evropën Juglindore dhe për të larguar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë, tha kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviç. I ashtuquajturi “kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin. Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend - Serbia dhe Sërpska” dhe përfundoi me të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se gjuha e deklaratës është zgjedhur me kujdes dhe se ajo fokusohet te Kosova, merr parasysh Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje në vitet ’90 dhe nuk e përmend ndarjen e Bosnjës. Ai, megjithatë, shtoi se Serbia “nuk do ta braktisë kurrë Republikën Sërpska”. Beqiroviç tha se “kuvendi gjithëserb” kërcënon bashkëpunimin paqësor dhe të barabartë midis shteteve evropiane. “Një skenar i tillë i shkon për shtat vetëm Rusisë së Putinit dhe për këtë arsye nuk është rastësi që zyrtarët më të lartë rusë e kanë përkrahur publikisht mbajtjen e ‘kuvendit gjithëserb’”, tha Beqiroviç. Ai shtoi se organizimi i një kuvendi tërësisht serb është në kundërshtim me praktikat e një bote demokratike dhe të civilizuar, e cila respekton ligjin ndërkombëtar, dhe paraqet “një hap jashtëzakonisht të rrezikshëm”. “Asnjë kryetar shteti në Evropën moderne nuk do të mendonte të organizonte një kuvend ‘gjithëfrancez’, ‘gjithëgjerman’, ‘gjithitalian’, ‘gjithëpolak’, ‘gjithëspanjoll...”, tha Beqiroviç.

Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23