Paketa fiskale dhe projektbuxheti i 2026-ës pritet të shqyrtohen në parim në seancës e 19 nëntorit, pavarësisht kërkesës së opozitës, e cila kërkon më shumë kohë për t’u njohur me draftet. Në konferencën e kryetarëve, Gazmend Bardhi pati pretendime për shkelje të Kushtetutës, duke paralajmëruar se kjo çështje do shkojë në dyert e gjykatës.