Shfuqizimi i 104 votave të deputetëve të kuvendit, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, nga trupa gjykuese e Kushtetueses, ka sjellë reagime të forta dhe replika të politikanëve të mazhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socilaiste, Taulant Balla e ka cilësuar këtë vendim të gjyqësorit, si një provë të qartë të pavarësisë së sistemit të drejtësisë, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të opozitës për kapje të sistemit gjyqësor nga mazhoranca.