Për ndërtimin e Portit të ri tregtar të Durrësit, Kryeministri Edi Rama kërkoi një kompani nga vendet anëtare të NATO-s, ose nga vende pro aleancës. Kushti i Kryeministrit bazohet në potencialin që ka ky port, për të vendosur një pjesë të tij, në dispozicion të anijeve luftarake të NATO-s.