Primaret janë një kusht i patjetërsueshëm i ish-kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Por si duket jo të gjithë aleatët janë njëzëri dakord. I ftuar në studion e ‘Zona Zero’, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, u shpreh i vendosur që në 3 bashki të jugut, do të kenë kandidatët e tyre, pavarësisht gjithçkaje.