Kryeministri Albin Kurti i ka vendosur të premten kushte komnunitetit ndërkombëtar dhe Serbisë, duke thënë se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Beogradin pa zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Kurti deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje dhe se kjo cështje ka një rëndësi të madhe personale sepse edhe ai ishte i zhdukur gjatë luftës. “Ne kemi bërë të qartë se kjo çështje është prioritet dhe gjithmonë e kemi bërë të ditur për këtë. Po e thëm hapur se marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë pa zbardhjen e kësaj çështjeje”, shtoi Kurti. Ai theksoi se në qershor të vitit ’99 ka qenë i zhdukur për një muaj, i burgosur në Serbi dhe se familja nuk e dinte se ku gjendej.