Skenari opozitar i bllokimit të komisionit të reformës zgjedhore do të vijojë, për aq kohë sa grupimit Bardhi-Berisha nuk i plotësohet kushti i zëvendësimit të Alibeajt, aktualisht bashkëkryetar i këtij komisioni, me deputetin Oerd Bylykbashi. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazmend Bardhi u shpreh se me Alibeajn bashkëkryetar, kjo reformë nuk është çuar përpara teksa mbledhjet e komisionit bipartizan i konsideroi farsë.