Partia Demokratike e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e saj për shfyqizimin e VKM-së së qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje si vendim të marrë nën presionin e kryeministrit dhe të oligarkëve. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thotë se vendimi nuk ka asnjë surprizë, pasi sipas tij, ky vendim u shpall në një deklaratë të muajit dhjetor nga ana e Kryeministrit Edi Rama.