Gjykata Kushtetuese është plotësuar tashmë me 9 anëtarë me mandate të plota, teksa Gjykata e Lartë zgjodhi Holta Zacajn. Gjykata e Lartë zhvilloi këtë të hënë procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Holta Zacaj zëvëndëson në këtë pozicion Vitore Tushen, të cilës i përfundoi mandati.