Deputeti socialist, Vullnet Sinaj përshëndeti vendimin e trupës gjykuese të Kushtetueses, e cila rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me mandatin e tij. Opozita kërkonte që vendimi i shumicës parlamentare për të mos dërguar mandatin e Vullnet Sinajt në gjykatë, të shpallej i papajtueshëm me Kushtetutën; duke hedhur dyshime se deputeti i Vlorës përfitoi rreth 36 mijë euro nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij private, pretendime të cilat Sinaj i cilëson totalisht të pabazuara.