Ende pa i tharë mirë boja e Venecias në vulën e vendosur për opinionin e kërkuar nga Kuvendi për çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës, Shqipëria do t’i drejtohet edhe njëherë tjetër Komisionit për këshillim. Këtë herë është kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj që njofton se do të këshillohet me Venecian në lidhje me përfundimin e mandatit të saj si anëtare e kësaj gjykate. Zaçaj është zgjedhur anëtare nga emërtesat e Gjykatës së Lartë më 16 janar të vitit 2021.