Gjykata kushtetuese vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së opozitës për çështjen e parkut kombëtar të Butrintit. Një grup deputetësh nga radhët e PD, iu drejtuan Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e “Miratimit të marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit” me pretendimin se është anti-kushteteuse.