Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 33 deputetëve të opozitës për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore. Me shumicë votash, trupa e gjyqtarëve të Kushtetueses, pas dëgjoi pretendimet e palëve, vlerësoi se kërkesa për pezullimin e zbatimit të këtij ligji nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga neni 45 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me pasojat e parikuperueshme dhe urgjencën.