Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë, për të saktësuar se çfarë do të ndodhë me profesionistët e lirë, të cilët e paguan këstin e tatimit, para se kushtetuesja ta shfuqizonte si antikushtetues. Pas këtij vendimi, profesionistët e lirë e shohin rrugëzgjidhjen tek nxjerrja e një udhëzimi të Ministrit të Financave ose tek miratimi i një VKM-je, në ndërkohë që nisma e demokratëve për këtë çështje është depozituar në kuvendin e Shqipërisë.