Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Parlamentit. Në vendim njoftohet se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit. Në akt-gjykimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese ka pretenduar se dekreti i Presidentes Osmani ‘nuk prodhon asnjë efekt juridik’.